Kanceri i gjirit: ja ç‘duhet të dimë
Kanceri i gjirit është ndër
më të përhapurit në
botë dhe çka përbën
me të vërtetë një fakt
shqetësues është shtimi i numrit
të grave të sëmura gjithnjë e më
tepër. Përqindjen më të lartë e
kanë gratë e veriut dhe të perëndimit
të Evropës, si dhe të veriut
të kontinentit amerikan, ndërsa
më pak të prekura janë ato që
banojnë në vendet afrikane dhe
aziatike. Historikisht, metoda
për luftimin e kancerit të gjirit,
siç ndodh edhe në shumë lloje të
tjera kanceresh, është diagnostikimi
i hershëm dhe trajtimi me
medikamentet e duhura. Por,
gjithnjë e më shumë, po vihet re
mundësia e parashikueshmërisë
së rrezikut individual dhe veprimet
që duhet të ndërmerren për
parandalimin e tij.
Gjenetika
Një faktor shumë i rëndësishëm
është edhe predispozita
gjenetike e individëve ndaj një
sëmundjeje të tillë, çka përbën
një faktor të cilin nuk mund ta
kontrollosh dot. Nuk ke ç‘të bësh
kur ke një trashëgimi të caktuar
gjenetike nga të parët e tu, pasi
nuk mund të ndryshohet ajo që
të është përcjellë. BRCRA1 është
gjeni që tregon predispozitën
e lartë të dikujt për kancer gjiri
dhe ky gjen është lehtësisht i
identifikueshëm. Ky gjen është
shumë i rrallë tek ata njerëz që
nuk e kanë gjenetikisht prirjen
për kancerin e gjirit. E vetmja
gjë që mund të bëjmë në një
rast të tillë është identifikimi i
hershëm i gjenit dhe marrja e
masave për të shmangur çdo
gjë që mund të ndihmonte në
aktivizimin e tij. Është plotësisht
e mundur mbajtja e një mënyre
jetese që shmang në maksimum
lindjen dhe përhapjen e kancerit.
Ndërsa për ato gra që nuk e
kanë një gjen të tillë, do të ishte
e mjaftueshme një mamografi e
herëpashershme mbi moshën 40
vjeç. Nëse jeni të prirur gjenetikisht,
atëherë kontrolli duhet të
jetë më i shpeshtë dhe duhen
marrë disa lloj mjekimesh të
shoqëruara me mënyra jetese të
përshtatshme.
Mjekimet parandaluese
Me të identifikuar gjenin
kanceroz, mund të nisni marrjen
e disa mjekimeve për ta
parandaluar "zgjimin" e tij. Një
nga karakteristikat e kancerit
është se të krijon përshtypjen
fillestare të një sëmundjeje inflamatore.
Në këtë rast, një masë
parandaluese do të ishte marrja
e mjekimeve anti-inflamatore.
Ndër to mund të përmendim
një dozë të ulët të aspirinës. Ka
disa mjekë që nuk e rekomandojnë
një gjë të tillë, megjithatë
kjo kurë parandaluese është
shumë e përhapur në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Kjo kurë
parandalon edhe sëmundjet e
zemrës. Për momentin, mjekimi
më i përdorur parandalues për
kancerin e gjirit është Tamoxifeni,
një anti-inflamator shumë
i fuqishëm. Aktualisht shumë
institute kërkimore mjekësore
po merren me krijimin e ilaçeve
parandaluese për kancerin e
gjirit, të cilat ende nuk kanë dalë
në treg, por pritet brenda një
kohe të shkurtër. Kanceri i gjirit
është një sëmundje që ka të bëjë
shumë me gjendjen hormonale
të gruas gjatë stadeve të jetës së
saj, ndaj përdorimi i hormoneve
të caktuara është një nga masat
që mund të rekomandohen në
të ardhmen për parandalimin
e kancerit. Vështirësia e përdorimit
të medikamenteve parandaluese
nuk qëndron tek ato,
por te vështirësia e identifikimit
të gjenit kanceroz BRCRA1. Nuk
ka ende një mënyrë efikase për
identifikimin e këtij grupi njerëzish,
ndaj edhe medikamentet
parandaluese, sado efikase që
mund të jenë, duhet të përdoren
me shumë kujdes.
Lindja e fëmijëve
Një nga teoritë që shpjegon
rritjen e numrit të të sëmurave
me kancer gjiri në të gjithë
botën, veçanërisht në vendet
e zhvilluara dhe gjysmë të zhvilluara
është sjellja në jetë e
fëmijëve në një moshë
të vonë. Duket se pasja
e një fëmije në moshë
të hershme është një
"masë" parandaluese.
Madje, sa më herët, aq
më mirë. Megjithatë
bëhet fjalë vetëm për
statistika. Ndoshta shumë
statistika që lidhen
me kancerin e gjirit janë
vetëm koincidenca dhe
nuk kanë të bëjmë me
kancerin, por gjithsesi
nuk mund të përjashtohet
fakti se ato janë një
mundësi. Nëse një grua
e ushqen me gji fëmijën
e saj, mendohet se trupi
prodhon hormone
mbrojtëse për kancerin
e gjirit. Zakonisht gratë
i ushqejnë fëmijët
gjatë moshës 29, apo
30 vjeç dhe kjo bën që
ato të jenë shumë më
të mbrojtura në pjesën
tjetër të jetës. Ushqimi i
fëmijës me qumësht gjiri
është masë mbrojtëse
për moshën kur kanceri
i gjirit ka më shumë gjasa
që të shfaqet, pra për
moshën 50-60 vjeçare.
Mendohet se ky veprim
i mbron gratë në fazën
fillestare të sëmundjes.
Nëse të gjitha gratë do
të ushqenin fëmijët e
tyre për një kohë të gjatë
me gji, atëherë, sipas
statistikave, në 20 gra të
diagnostikuara me kancer
gjiri do të shpëtonte
njëra, ose e thënë ndryshe
do të kishte një
përmirësim prej 5 përqindësh
të shifrës.
Dieta dhe ushtrimet
Ekziston një lidhje edhe midis
obezitetit dhe kancerit të
gjirit, ndaj këshilla më e mirë në
këtë rast është që të mos shtoni
shumë mbi peshë dhe të ushqeheni
në mënyrë të shëndetshme
pra me fruta, perime dhe pak
ëmbëlsira. Nuk ka asgjë të keqe
nëse gjatë ditës i kushton shumë
rëndësi ngrënies së frutave në
sasi të bollshme. Nuk e dimë se
sa mund të na shpëtojnë frutat
nga kanceri i gjirit, por është e
sigurt se lloji i dietës dhe ushqimeve
që hamë ka shumë të bëjë
me sëmundjet që na shfaqen në
jetë, pra në këtë rast edhe me
kancerin e gjirit dhe kancere të
llojeve të tjerë. Media e pëlqen
shumë konceptin e ushqimeve
që luftojnë kancerin, por në
fakt bëhet fjalë për një mit.
Në të vërtetë, nuk ka asnjë gjë
konkrete në lidhje me ndikimin
e tyre të drejtpërdrejtë, pasi
edhe po të hash pesë kile fruta
në ditë, nuk je i shpëtuar nga
kanceri. Ideja e reklamimit të
madh të ushqimeve të ndryshme
si antikanceroze ka të bëjë me
përmbajtjen që fruta-perimet
kanë, pra me antioksidantët që
përmbajnë, të cilët janë shumë
të mirë për shëndetin dhe na
ndihmojnë në ruajtjen e tij. Duke
u nisur nga kjo gjë, mund të themi
se ka disa fruta dhe perime
që kanë tipare më të theksuara
antikanceroze. Kështu, për
shembull lëkura e domates ka
lycopin me shumicë që mund
të lidhet fare mirë me kurat për
parandalimin e kancerit. Por
kjo nuk do të thotë që të hiqni
dorë nga marrja e antitoksikantëve
kudo që do t‘i gjeni. Nëse
ju pëlqejnë qershitë, atëherë
hajini, mjafton që të jenë fruta e
perime të freskëta. Përfundimet
e një studimi mbarevropian të
quajtur "Perspektiva evropiane
për kancerin dhe mënyrën e të
ushqyerit", që pritet të dalin së
shpejti, do të jenë shumë udhërrëfyese
për sa i përket lidhjes
mes sëmundjes dhe dietave të
ndryshme. Evropa është një
laborator i vërtetë, me një tërësi
shumë të madhe dietash për t‘u
studiuar. Për të kryer studimin
janë marrë një gjysmë milioni
teste nga vende të ndryshme,
që nga veriu deri në jug e që nga
perëndimi në lindje. Rezultatet
do të verifikojnë disa hipoteza,
sipas të cilave, në disa vende të
caktuara ku preferohen dieta të
caktuara ushqimore.
Toksinat
Efekti i toksinave të jashtme
në zhvillimin e kancerit është
jo i vogël. Para disa vitesh u
shkrua në shtyp se deodorantet
ishin shkaqe të mundshme të
kancerit, edhe pse nuk pati për
këtë prova të drejtpërdrejta. E
vështirë është edhe të provosh
një lidhje mes celularit dhe kancerit
të trurit. I mbetet studimeve
në të ardhmen që të nxjerrin
prova për të mbështetur ato që
deri tani mund të konsiderohen
vetëm si dyshime.
Alkooli
Lidhja mes alkoolit dhe kancerit
të gjirit duket si e parëndësishme,
por është e pranishme.
Alkooli ndryshon mekanizmin
hormonal, por ende nuk dihet
se cila është sasia e alkoolit që e
shkakton një ndryshim të tillë.
Nëse një sasi e caktuar alkooli
do të prekte balancën hormonale
të femrës për të sjellë
zhvillimin e kancerit të gjirit,
kjo sigurisht do të ishte shumë
problematike, por deri tani nuk
ka ndonjë studim në lidhje me
këtë. Megjithatë, është e qartë
se alkooli në vetvete nuk ka një
ndikim të drejtpërdrejtë në kancerin
e gjirit.
Stresi
Ekziston një lidhje e mundshme
mes kancerit të gjirit dhe
stresit. Ka disa fakte, edhe pse jo
të forta, që mbështesin idenë e
ndikimit të stresit te sëmundja.
Kështu ngjarje shumë stresuese
në jetë, të tilla si humbja e
njerëzve të dashur, divorci apo
ngjarje të tjera, janë shumë stresuese.
Vështirësia në këto raste
qëndron në faktin se diagnozat e
stresit vijnë pas diagnostikimit të
kancerit të gjirit. Njerëzit mendojnë
se ata kanë pasur kancerin
e më pas stresin, duke harruar që
shpesh është e anasjella.
më të përhapurit në
botë dhe çka përbën
me të vërtetë një fakt
shqetësues është shtimi i numrit
të grave të sëmura gjithnjë e më
tepër. Përqindjen më të lartë e
kanë gratë e veriut dhe të perëndimit
të Evropës, si dhe të veriut
të kontinentit amerikan, ndërsa
më pak të prekura janë ato që
banojnë në vendet afrikane dhe
aziatike. Historikisht, metoda
për luftimin e kancerit të gjirit,
siç ndodh edhe në shumë lloje të
tjera kanceresh, është diagnostikimi
i hershëm dhe trajtimi me
medikamentet e duhura. Por,
gjithnjë e më shumë, po vihet re
mundësia e parashikueshmërisë
së rrezikut individual dhe veprimet
që duhet të ndërmerren për
parandalimin e tij.
Gjenetika
Një faktor shumë i rëndësishëm
është edhe predispozita
gjenetike e individëve ndaj një
sëmundjeje të tillë, çka përbën
një faktor të cilin nuk mund ta
kontrollosh dot. Nuk ke ç‘të bësh
kur ke një trashëgimi të caktuar
gjenetike nga të parët e tu, pasi
nuk mund të ndryshohet ajo që
të është përcjellë. BRCRA1 është
gjeni që tregon predispozitën
e lartë të dikujt për kancer gjiri
dhe ky gjen është lehtësisht i
identifikueshëm. Ky gjen është
shumë i rrallë tek ata njerëz që
nuk e kanë gjenetikisht prirjen
për kancerin e gjirit. E vetmja
gjë që mund të bëjmë në një
rast të tillë është identifikimi i
hershëm i gjenit dhe marrja e
masave për të shmangur çdo
gjë që mund të ndihmonte në
aktivizimin e tij. Është plotësisht
e mundur mbajtja e një mënyre
jetese që shmang në maksimum
lindjen dhe përhapjen e kancerit.
Ndërsa për ato gra që nuk e
kanë një gjen të tillë, do të ishte
e mjaftueshme një mamografi e
herëpashershme mbi moshën 40
vjeç. Nëse jeni të prirur gjenetikisht,
atëherë kontrolli duhet të
jetë më i shpeshtë dhe duhen
marrë disa lloj mjekimesh të
shoqëruara me mënyra jetese të
përshtatshme.
Mjekimet parandaluese
Me të identifikuar gjenin
kanceroz, mund të nisni marrjen
e disa mjekimeve për ta
parandaluar "zgjimin" e tij. Një
nga karakteristikat e kancerit
është se të krijon përshtypjen
fillestare të një sëmundjeje inflamatore.
Në këtë rast, një masë
parandaluese do të ishte marrja
e mjekimeve anti-inflamatore.
Ndër to mund të përmendim
një dozë të ulët të aspirinës. Ka
disa mjekë që nuk e rekomandojnë
një gjë të tillë, megjithatë
kjo kurë parandaluese është
shumë e përhapur në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Kjo kurë
parandalon edhe sëmundjet e
zemrës. Për momentin, mjekimi
më i përdorur parandalues për
kancerin e gjirit është Tamoxifeni,
një anti-inflamator shumë
i fuqishëm. Aktualisht shumë
institute kërkimore mjekësore
po merren me krijimin e ilaçeve
parandaluese për kancerin e
gjirit, të cilat ende nuk kanë dalë
në treg, por pritet brenda një
kohe të shkurtër. Kanceri i gjirit
është një sëmundje që ka të bëjë
shumë me gjendjen hormonale
të gruas gjatë stadeve të jetës së
saj, ndaj përdorimi i hormoneve
të caktuara është një nga masat
që mund të rekomandohen në
të ardhmen për parandalimin
e kancerit. Vështirësia e përdorimit
të medikamenteve parandaluese
nuk qëndron tek ato,
por te vështirësia e identifikimit
të gjenit kanceroz BRCRA1. Nuk
ka ende një mënyrë efikase për
identifikimin e këtij grupi njerëzish,
ndaj edhe medikamentet
parandaluese, sado efikase që
mund të jenë, duhet të përdoren
me shumë kujdes.
Lindja e fëmijëve
Një nga teoritë që shpjegon
rritjen e numrit të të sëmurave
me kancer gjiri në të gjithë
botën, veçanërisht në vendet
e zhvilluara dhe gjysmë të zhvilluara
është sjellja në jetë e
fëmijëve në një moshë
të vonë. Duket se pasja
e një fëmije në moshë
të hershme është një
"masë" parandaluese.
Madje, sa më herët, aq
më mirë. Megjithatë
bëhet fjalë vetëm për
statistika. Ndoshta shumë
statistika që lidhen
me kancerin e gjirit janë
vetëm koincidenca dhe
nuk kanë të bëjmë me
kancerin, por gjithsesi
nuk mund të përjashtohet
fakti se ato janë një
mundësi. Nëse një grua
e ushqen me gji fëmijën
e saj, mendohet se trupi
prodhon hormone
mbrojtëse për kancerin
e gjirit. Zakonisht gratë
i ushqejnë fëmijët
gjatë moshës 29, apo
30 vjeç dhe kjo bën që
ato të jenë shumë më
të mbrojtura në pjesën
tjetër të jetës. Ushqimi i
fëmijës me qumësht gjiri
është masë mbrojtëse
për moshën kur kanceri
i gjirit ka më shumë gjasa
që të shfaqet, pra për
moshën 50-60 vjeçare.
Mendohet se ky veprim
i mbron gratë në fazën
fillestare të sëmundjes.
Nëse të gjitha gratë do
të ushqenin fëmijët e
tyre për një kohë të gjatë
me gji, atëherë, sipas
statistikave, në 20 gra të
diagnostikuara me kancer
gjiri do të shpëtonte
njëra, ose e thënë ndryshe
do të kishte një
përmirësim prej 5 përqindësh
të shifrës.
Dieta dhe ushtrimet
Ekziston një lidhje edhe midis
obezitetit dhe kancerit të
gjirit, ndaj këshilla më e mirë në
këtë rast është që të mos shtoni
shumë mbi peshë dhe të ushqeheni
në mënyrë të shëndetshme
pra me fruta, perime dhe pak
ëmbëlsira. Nuk ka asgjë të keqe
nëse gjatë ditës i kushton shumë
rëndësi ngrënies së frutave në
sasi të bollshme. Nuk e dimë se
sa mund të na shpëtojnë frutat
nga kanceri i gjirit, por është e
sigurt se lloji i dietës dhe ushqimeve
që hamë ka shumë të bëjë
me sëmundjet që na shfaqen në
jetë, pra në këtë rast edhe me
kancerin e gjirit dhe kancere të
llojeve të tjerë. Media e pëlqen
shumë konceptin e ushqimeve
që luftojnë kancerin, por në
fakt bëhet fjalë për një mit.
Në të vërtetë, nuk ka asnjë gjë
konkrete në lidhje me ndikimin
e tyre të drejtpërdrejtë, pasi
edhe po të hash pesë kile fruta
në ditë, nuk je i shpëtuar nga
kanceri. Ideja e reklamimit të
madh të ushqimeve të ndryshme
si antikanceroze ka të bëjë me
përmbajtjen që fruta-perimet
kanë, pra me antioksidantët që
përmbajnë, të cilët janë shumë
të mirë për shëndetin dhe na
ndihmojnë në ruajtjen e tij. Duke
u nisur nga kjo gjë, mund të themi
se ka disa fruta dhe perime
që kanë tipare më të theksuara
antikanceroze. Kështu, për
shembull lëkura e domates ka
lycopin me shumicë që mund
të lidhet fare mirë me kurat për
parandalimin e kancerit. Por
kjo nuk do të thotë që të hiqni
dorë nga marrja e antitoksikantëve
kudo që do t‘i gjeni. Nëse
ju pëlqejnë qershitë, atëherë
hajini, mjafton që të jenë fruta e
perime të freskëta. Përfundimet
e një studimi mbarevropian të
quajtur "Perspektiva evropiane
për kancerin dhe mënyrën e të
ushqyerit", që pritet të dalin së
shpejti, do të jenë shumë udhërrëfyese
për sa i përket lidhjes
mes sëmundjes dhe dietave të
ndryshme. Evropa është një
laborator i vërtetë, me një tërësi
shumë të madhe dietash për t‘u
studiuar. Për të kryer studimin
janë marrë një gjysmë milioni
teste nga vende të ndryshme,
që nga veriu deri në jug e që nga
perëndimi në lindje. Rezultatet
do të verifikojnë disa hipoteza,
sipas të cilave, në disa vende të
caktuara ku preferohen dieta të
caktuara ushqimore.
Toksinat
Efekti i toksinave të jashtme
në zhvillimin e kancerit është
jo i vogël. Para disa vitesh u
shkrua në shtyp se deodorantet
ishin shkaqe të mundshme të
kancerit, edhe pse nuk pati për
këtë prova të drejtpërdrejta. E
vështirë është edhe të provosh
një lidhje mes celularit dhe kancerit
të trurit. I mbetet studimeve
në të ardhmen që të nxjerrin
prova për të mbështetur ato që
deri tani mund të konsiderohen
vetëm si dyshime.
Alkooli
Lidhja mes alkoolit dhe kancerit
të gjirit duket si e parëndësishme,
por është e pranishme.
Alkooli ndryshon mekanizmin
hormonal, por ende nuk dihet
se cila është sasia e alkoolit që e
shkakton një ndryshim të tillë.
Nëse një sasi e caktuar alkooli
do të prekte balancën hormonale
të femrës për të sjellë
zhvillimin e kancerit të gjirit,
kjo sigurisht do të ishte shumë
problematike, por deri tani nuk
ka ndonjë studim në lidhje me
këtë. Megjithatë, është e qartë
se alkooli në vetvete nuk ka një
ndikim të drejtpërdrejtë në kancerin
e gjirit.
Stresi
Ekziston një lidhje e mundshme
mes kancerit të gjirit dhe
stresit. Ka disa fakte, edhe pse jo
të forta, që mbështesin idenë e
ndikimit të stresit te sëmundja.
Kështu ngjarje shumë stresuese
në jetë, të tilla si humbja e
njerëzve të dashur, divorci apo
ngjarje të tjera, janë shumë stresuese.
Vështirësia në këto raste
qëndron në faktin se diagnozat e
stresit vijnë pas diagnostikimit të
kancerit të gjirit. Njerëzit mendojnë
se ata kanë pasur kancerin
e më pas stresin, duke harruar që
shpesh është e anasjella.