Duka: Për miqësore, jemi në bisedime me Turqinë
Turqia është kundërshtarja e mundshme e Shqipërisë për miqësoren e 19 nëntorit. Kombëtarja, e drejtuar nga Ari Han, ende nuk ka siguruar një ndeshje për datën e lirë të FIFA-s dhe në Federatën Shqiptare të Futbollit po punohet me intensitet për gjetjen e një rivali. Sipas direktivave të drejtuesit të stolit kuqezi, kundërshtari nuk duhet të jetë i nivelit të Lihtenshtejnit, por një skuadër e nivelit mesatar, ose më lartë. Vetëm në këtë mënyrë, përfaqësuesja do të përgatitej më së miri për sfidat e vështira në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010. I pranishëm në emisionin "Proces Sportiv", në "Top-Channel", presidenti i FSHF-së, Armand Duka, konfirmoi se për miqësoren e nëntorit po bisedohet me Turqinë dhe Sllovakinë. "Ekzistojnë si variante për të luajtur jashtë fushe me përfaqësuesen turke, ose në Tiranë me skuadrën sllovake", tha drejtuesi më i lartë i futbollit shqiptar. Ndërkohë, nga burime pranë federatës mësohet se është biseduar edhe me Bullgarinë dhe Slloveninë.
Më tej, Duka foli edhe për ecurinë e Kombëtares në grupin eliminator. Ai u shpreh mjaft i kënaqur për rezultatet e dy ndeshjeve të para, ku përballë Suedisë dhe Maltës u grumbulluan 4 pikë. Pasi përgëzoi punën e holandezit Ari Han, ai nuk harroi të kujtonte se ky ishte vetëm fillimi i një rrugë të gjatë. "Natyrisht që jemi të kënaqur për paraqitjen e Kombëtares në dy ndeshjet e para, ku u morën dy rezultate pozitive", u shpreh Duka. "Mund të them se këtu ka merita edhe trajneri Ari Han. Ai ka bërë një punë mjaft të mirë dhe pas këtyre dy sfidave besoj se jemi në rrugën e duhur. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se trajneri është vetëm në kilometrin e parë të rrugës e duhet ende edhe shumë punë që të arrijmë rezultatet e dëshiruara".