E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurodeputetet PE sot vote masive per heqjen e vizave

Grupet ne PE Shqiptaret favorite per levizjen e lire. Uyttebroeck dhe Lunacek Po afron heqja e vizave.

Parlamenti Evropian eshte i vendosur te votoje njezeri sot heqjen e vizave per shqiptaret dhe Bosnje-Hercegovinen. Pavaresisht zerave se vende si Franca Holandaapo dhe Danimarka po perpiqen ta bllokojne apo ta vonojne heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen nje dite para votimit ne seance plenare perfaqesuesit e partive dhe te grupeve politike te Parlamentit Evropian jane te vendosur te votojne njezeri per liberalizimin e vizave. Annemie Neyts-Uyttebroeck kryetare e Partise Liberale Evropiane dhe koordinatore e Komisionit te Puneve te Jashtme te PE-se shpjegon se perse grupi i saj politik do te votoje per ti hequr vizat.

Grupi yne liberaldemokrat do te votoje per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe vende te tjera. Madje disa kolege te grupit tone kane qene nder me te flaktit per heqjen e regjimit te vizave. Kuptohet se perse ne si liberale jemi ne favor te levizjes se lire te njerezve. Ne mendojme se liberalizimi i vizave ua shton sigurine njerezve kur e di se je i lire te levizesh mund te kthehesh ne vendin tend. Levizja forcon marredheniet edhe mes vendeve. Edhe shqiptaret do ta kene mundesine te kene kontakte dhe te udhetojne kudo ne Evrope. Une mendoj se kjo eshte shume e rendesishme - tha eurodeputetja Annemie Neyts- Uyttebroeck.
Edhe perfaqesuesja e Grupit Aleance e Lire per Evropen dhe anetare e Delegacionit per Evropen Juglindore Ulrike Lunacek shprehet ne favor te ketij procesi. Eumlshte e sigurt qe do te jete nje votim masiv. Jam e bindur se Parlamenti do te votoje ne favor ose pro. Ne jemi qe e drejta e levizjes tu jepet te gjithe qytetareve ne Shqiperi dhe ne Bosnje. Po te flasim politikisht kjo duhej te ishte bere vitin e kaluar kur liberalizimi u be per Serbine Maqedonine dhe Malin e Zi. Por kjo u pengua nga disa probleme teknike. Tani eshte nje kohe me e favorshme dhe neser sot Parlamenti do te votoje. Keshtu qe Keshilli i Ministrave te Brendshem mendoj se me 8 nentor do te votoje me shumice te kualifikuar ne favor te heqjes se vizave. Jane disa shtete anetare te BE-se qe nuk jane ne favor por besoj se shumica do te ekzistoje per ta marre vendimin e duhur. Asnje vend nuk mund te perdore veton. Shpresojme se ne dhjetor qytetaret e Bosnjes dhe te Shqiperise do te vijne pa viza ne Evrope - u shpreh eurodeputetja Ulrike Lunacek.
Pas votimit nga Parlamenti Evropian nje muaj me pas pritet edhe votimi i fundit ne Keshillin e Ministrave te Brendshem qe parashikohet me 8 nentor.

Fajon Mbeshtetje unanime per raportin

Debati per heqjen e regjimit te vizave afatshkurtra do te zhvillohet sot ne oren 1900 ne seancen plenare te Parlamentit Evropian ne Bruksel. Eurodeputetja Tanja Fajon shpreson se Parlamenti Evropian do te mbeshtese plotesisht raportin per heqjen e vizave afatshkurta per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes. Duhet te them se te dyja vendet kane bere shume progres. Ata i kane permbushur kushtet teknike te nevojshme dhe si rrjedhim nuk besoj se ka arsye qe te shtyhet vendimi apo te votohet kundra raportit. Shpresoj se Parlamenti Evropian do tu dergoje nje mesazh shume te forte qytetareve te Shqiperise e te Bosnjes dhe kete ia kam thene edhe Kryetares se Kuvendit te Shqiperise - deklaroi znj. Fajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›