E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Indonezia te njohe Kosoven shtet

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje ambasadorin e Republikes se Indonezise z. Immanuel Robert Inkiriwang. Gjate takimit u vleresuan marredheniet e mira qe ekzistojne ndermjet dy vendeve dhe u shpreh vullneti per thellimin e bashkepunimit politik si ne planin dypalesh ashtu edhe ne kuader te organizatave nderkombetare. Ne lidhje me bashkepunimin dypalesh ministri vuri ne dukje nevojen e konkretizimit te tyre nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve kuader ne fushen ekonomike si dhe ne fushen konsullore. Ne takim ministri Haxhinasto kerkoi njohjen e shtetit te Kosoves si nje kontribut per paqen dhe progresin e rajonit. Ne lidhje me kete ceshtje ambasadori Inkiriwang u shpreh se qeveria indoneziane shikon shpalljen e vendimit te GJND-se si dhe rezoluten e OKB-se si hapa pozitive ne kete drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›