PS ben bllof Asnje votim ligjeve te qeverise

Vendimi Te mos votohet asnje ligj por axhenda e Parlamentit ska miratim ligjesh
Grupi parlamentar i Partise Socialiste vendosi ne nje mbledhje te tij ne ambientet e selise roze te mos marre pjese ne votimin e asnje ligji ne seancen e neserme te sotme ne Kuvendin e Shqiperise. Por ky vendim i marre nga grupi parlamentar socialist duket i pakuptimte kur mesohet se neser ne Parlament vetem do te diskutohet dhe nuk do te ndermerret asnje vendim apo votim. Njoftimi per diskutime ne Parlament ne seancen e radhes se tij qe do te mbahet neser sot eshte dhene nga Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ne seancen e kaluar te mbajtur me 30 shtator. Nuk dihen ende arsyet e sakta te ketij vendimi te marre nga PS-ja pasi deputetet e opozites jane te informuar per ceshtjet qe do te shtrohen ne Parlament. Keshtu qe mbledhja e grupit parlamentar duket se nuk ka sherbyer shume ne kete aspekt. Por gjithsesi vendimi i marre nga Partia Socialiste tregon se opozita do te vazhdoje rrugen e saj te bojkotit dhe te mosbashkepunimit me mazhorancen. Pas bojkotit qe i bene ligjit per Gjykaten Administrative nje ligj shume i rendesishem ky per Shqiperine socialistet vendosen qe te mos votonin asnje ligj nga mazhoranca. Gjithashtu pritet qe shume shpejt ne mes te muajit tetor opozita te rinise perseri protestat ne rruge te cilat sipas tyre do te shtrihen ne te gjithe Shqiperine dhe do te kulmojne ne Tirane. Mbledhja e grupit te deputeteve socialiste eshte zhvilluar ne ambientet e selise roze nen drejtimin e nenkryetarit te grupit Erion Brace. Mbledhja eshte zhvilluar pa pranine e kryetarit Gramoz Ruci i cili ndodhet i angazhuar me aktivitetet e partise ne Gjirokaster pas deklarimit te largimit te deputetit Vangjel Tavo nga grupi parlamentar. Socialistet e Gjirokastres e kane mbeshtetur vendimin e marre nga Tavo dhe kjo ka shqetesuar bazen ne Tirane. Pikerisht per kete atje u nis per te diskutuar ne nje takim koke me koke me Tavon dhe socialistet e bazes kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci.