E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganet dhe pakistanezet azilkerkues ne Maqedoni

Shkup 22 tetor 2011 NOA- Ata theksojne se pas qendrimit ne Turqi Greqi kane ngelur ne Maqedoni dhe disa prej tyre deshirojne te mbesin per te jetuar ne kete vend.
Dhjetera afgan pakistanez somalez dhe iranian kerkojne statusin e azilit ne Maqedoni.
Ne Qendren per azilkerkues ne Vizbeg te Shkupit perkohesisht jane strehuar 70 shtetas te huaj kryesisht te ketyre vendeve te Lindjes se Mesme dhe te Afrikes.
Ata theksojne se pas qendrimit ne Turqi Greqi kane ngelur ne Maqedoni dhe disa prej tyre deshirojne te mbesin per te jetuar ne kete vend.
Nje pjese e tyre kane aplikuar per statusin e azilit dhe i eshte miratuar per nje periudhe te caktuar. Te drejtat e tyre jane qe te levizin lirshem kudo neper territorin e vendit. Gjate tere vitit ne Qendren per azil jane strehuar mbi 670 veta pjesa me e madhe e tyre kane braktisur vendin.
Pervec kesaj qendre nje numer i madh i ketyre shtetasve te huaj se fundi jane te vendosur neper rajonit prane zones kufitare kryesisht mbi fshatin Llojan qe kufizohet me Luginen e Presheves. Por ata jane pare edhe ne zonen perreth pjeses tjeter te kufirit ne Karadakun e Kumanoves dhe Shkupit ne kufirin me Kosoven.
Azilkerkuesit nuk fshehin faktin se deshirojne te largohen drejt vendeve te Bashkimit Evropian apo ne Britanine e Madhe. Ne Maqedoni nga viti 2005 deri tani te drejten e azilit e kane perfituar vetem 12 veta dhe se ata vazhdojne jeten e tyre ne vend.
Ministria e Punes dhe Politikes Sociale thekson se respekton standardet evropiane per pranimin dhe perkujdesjen e azilkerkuesve.
INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›