E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti në Serbi, rezultatet paraprake: Nikolic në avantazh

BEOGRAD- Mbyllet raundi i dyte i votimeve në Serbi. Rezultatet paraprake të bëra publike nga mediat lokale nxjerrin në avantazh Tomislav Nikolic.
Në raundin e dyte të votimeve mori pjesë 41 për qind e popullsisë.
Sipas mediave lokale, ne 25 për qind të kutive të numeruara deri më tani, Nikoliç kryeson me 49.9 për qind të votave, ndërsa Tadiç 47.7 për qind. Por këto rezultate theksojne mediat, mund te ndryshojne nga numerimi i plotë i votave.
Ndërkaq Aleksandar Vucic, zv.president i Partise Progresive Serbe ka shpallur fitues të zgjedhjeve Tomislav Nikolic. Ai ka deklaruar se sipas të dhënave qe kjo parti disponon, Nikolic eshte ne avantazhe me 1.5 për qind të votave dhe ky rezultat pa të dhënat e Kosovës.

Sipas ANSA, Boris Tadic nderkohe ka uruar kundershtarin politik per fitoren. 'Urova Nikoliç i cili do ketë me siguri një detyrë të vështirë. Nuk jam i zhgënjyer, kaluam kohë shumë të vështira", theksoi ai lidhur me keto zgjedhje.

Më herët, sondazhet kishin si favorit Boris Tadic, i cili njihet si mbështetës i integrimit të Serbisë në BE dhe i thithjes se investimeve të huaja, ndryshe nga kandidati konservator Nikolic i cili ka qenë armiqësor ndaj BE por së fundi e ka moderuar qëndrimin e tij. Nikolic premtimet e fushatës i ka përqendruar në integrimin e Serbisë kapjen e kriminelëve të luftës, dialog me Kosovën, fqinjësi të mirë dhe përparim të reformave. Në votimet për Presidentin marrin pjesë më shumë se 6.7 milionë serbë, ku pjesëmarrës në votime janë edhe 109 mijë serbët e Kosovës.

Ora 07:00-Serbi, zhvillohet sot raundi II i zgjedhjeve presidenciale
Zgjedhjet presidenciale në Serbi, pas balotazhit mes dy kandidatëve Tomislav Nikolic dhe Boris Tadic do të mbahen sot. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të vijojnë të jenë hapur deri në orën 20:00.
Më shumë se 6,7 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë për të vendosur se cili nga këto dy zyrtarë ka arritur të bindë për aftësitë e tij për nxjerrjen e vendit nga marazi ekonomik.

Dy kandidatët në zgjedhjet e 6 majit kanë marrë pothuajse vota të barabarta, ndërsa për votimin e sotëm sondazhet favorizojë kandidatin e Partisë Demokratike, Boris Tadic i cili njihet si mbështetës i integrimit të Serbisë në BE dhe thithjen e investimeve të huaja, ndryshe nga kandidati konservator Nikolic, i cili ka qenë armiqësor ndaj BE por së fundi e ka moderuar qëndrimin e tij.

Nikolic, premtimet e fushatës i ka përqendruar në integrimin e Serbisë kapjen e kriminelëve të luftës, dialog me Kosovën, fqinjësi të mirë dhe përparim të reformave. 

Në votimet për Presidentin marrin pjesë më shumë se 6.7 milionë serbë, ku pjesëmarrës në votime janë edhe 109 mijë serbët e Kosovës ku procesi i votimit për ta do të ndihmohet nga OSBE-ja.

PORTRET - BORIS TADIÇ, NJË PRO-EVROPIAN I BINDUR NË RRUGËN PËR MANDATIN E FUNDIT PRESIDENCIAL
- Nga Calin Neacsu - 
Presidenti në ikje, Boris Tadic, kandidat për rizgjedhjen e tij në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që po zhvillohen sot në Serbi, është një pro-evropian, i cili e drejtoi vendin në Bashkimin Evropian, por që duhet të bindë bashkëatdhetarët për kapacitetin e tij për nxjerrjen e vendit nga marazi ekonomik.
Me flokë gri, piktor amator në orët e tij të lira, Tadic, 54 vjeç, i cili u bë në vitin 2004 presidenti i parë jo komunist i Serbisë që prej Luftës së Dytë Botërore, kandidon për mandatin e tij të tretë dhe të fundit pesë vjeçar.
Djalë i një disidenti komunist, psikologu 54-vjeçar u fut në politikë në mes të viteve '90 si aktivist kundër autokratit Sllobodan Millosheviç duke u shquar si liberal dhe reformator properëndimor.
Shërbeu si ministër i Telekomunikacioneve dhe i Mbrojtjes në qeveritë e para serbe postMillosheviç. Më pas, në vitin 2004, bëhet lider i Partisë Demokratike të qendrës së majtë.
Humbi përballë Nikoliçit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004, por konsolidoi pozitat me votuesit e djathtë në balotazh duke marrë 53 për qin të votave.
Gjatë tre viteve e gjysmë të mandatit presidencial Tadiç dështoi në shpresat që Perëndimi dhe votuesit kishin varur tek ai duke u aneksuar nga partneri i tij i koalicionit, nacionalisti i moderuar, Vojisllav Koshtunica.
Sondazhet parashikojnë një luftë të ngushtë mes Tadiçit dhe konservatorit populist, Tomislav Nikoliç. Dy zyrtarët do të përballen në turin e dytë të zgjedhjeve, parashikuar më 20 maj dhe ku Tadiç është favorit.
Presidenti serb, Boris Tadic ka një avantazh ndaj shefit të opozitës populiste, Tomislav Nikolic, disa ditë nga zgjedhjet e përgjithshme në Serbi parashikuar më 6 maj, sipas sondazheve.
Tadiç u kreditua me 26,7 për qind të votave para Nikolic, ish-ultranacionalisti i konvertuar në populist konservator, me 25,7 për qind të votave.
Mbështetja për dy kandidatët është dobësuar në raport me një sondazh të mëparshëm publikuar në fillim të muajit prill, sipas një sondazhi të realizuar më 23 dhe 24 prill me 1 400 persona
Profesor i psikologjisë , Boris Tadic ka mbështetur vazhdimisht integrimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, madje dhe kur një afrim i tillë u kritikua për shkak të mbështetjes së shprehur nga disa anëtarë të Bashkimit Evropian për pavarësinë së Kosovës, shpallur në vitin 2008.
Përpjekjet e tij u kurorëzuan në muajin mars, me marrjen e statusit të vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.
"Pres që Serbia të nisë negociatat e anëtarësimit në BE nga fundi i vitit dhe t'i përfundojë për pesë vjet'', theksoi ai gjatë fushatës zgjedhore.
Por ashtu si shumica e politikanëve serbë, Boris Tadiç refuzoi kategorikisht një njohje nga ana e Beogradit të pavarësisë së Kosovës duke konfirmuar se objektivi i tij ishte gjetja e një zgjidhjeje paqësore në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.
Ai nuk u ka fshehur zgjedhësve se kohëra të vështira i prisninin, para se të shikonin dritë në fund të tunelit duke përmendur se papunësia kishte arritur në 24 për qind të popullsisë aktive dhe se pjesa më e madhe e serbëve nuk arrijnë t'i mbulojnë të gjitha shpenzimet me një pagë mesatare mujore prej 350 eurosh.
"Jam i bindur se ne mund ta bëjmë'', theksoi ai duke premtuar një rimëkëmbje ekonomike në sajë të bujqësisë, zhvillimit industrial të orientuar drejt eksporteve dhe investimeve të huaja.
I quajtur ''presidenti Clooney" nga ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, për ngjashmërinë e tij me yllin e kinemasë amerikane, George Clooney, Tadic shihet si i kritikuar nga shumë prej ish- mbështetësve të tij pasi dështoi në vendosjen e reformave politike dhe ekonomike më radikale dhe mbylli sytë para korrupsionit.
I lindur më 15 janar 1958 në Sarajevë (Bosnje -Hercegovinë), Tadic, drejton që prej vitit 2004 Partinë Demokratike (DS) themeluar në fillim të viteve 1990 nga Zoran Djindjic, ish-kryeministri reformator serb, vrarë në vitin 2003.
Tadiç është i martuar dhe baba i dy vajzave.
Ai ishte presidenti i parë i Serbisë që shkoi në Srebrenicë, më 11 korrik 2005, me rastin e 10 vjetorit të masakrës së rreth 8 000 myslimanëve në këtë qytet të Bosnjes lindore, gjatë konfliktit boshnjak (1992-95).

PORTRET - TOMISLAV NIKOLIÇ, NJË ISH-ULTRANACIONALIST I PËRJETSHËM KANDIDAT PËR PRESIDENCËN E SERBISË
- Nga Suzana Markoviç - 
Lideri i forcës kryesore të opozitës në Serbi dhe kandidat për presidencën e Serbisë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen të dielën, Tomislav Nikolic është një ish-ultranacionalist që pa braktisur retorikën populiste mbështet tashmë anëtarësimin në BE dhe e do Serbinë si në Perëndim ashtu edhe në Lindje.
Pasi ka qnë për disa vite dora e djathtë e ultranacionalistit Vojislav Seselj në Partinë radikale serbe (SRS), Nikoliç themeloi në vitin 2008 Partinë serbe për Progres (SNS).
I quajtur ''varrhimës'' pasi ishte përgjegjës për një varrezë në Kragujeva, Nikolic ka qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale në vitin 2004 dhe në vitin 2008, por ai është mundur çdo herë në turin e dytë të zgjedhjeve nga presidenti në ikje, Boris Tadic.
Sipas sondazheve, dy politikanët do të përballen në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj dhe Tadiç parashikohet të fitojë sërish.
Tomislav Nikoliç, 55 vjeç, drejton radikalët që nga shkurti i vitit 2003, kur kryetari i partisë, Vojislav Sheshelj u dorëzua në Gjykatën e Hagës për t'u përballur me akuzat për krime lufte gjatë viteve '90.
I demonizuar nga Perëndimi dhe liberalët serbë si trashëgimtar shpirtëror i Sllobodan Millosheviçit, i cili e drejtoi Serbinë në një dekadë luftrash dhe varfërie, Nikoliç është munduar t'i japë imazhit ultranacionalist një pamje më të moderuar duke bërë premtime populiste si lufta kundër korrupsionit dhe rritja e nivelit të jetesës.
Ai mbështet anëtarësimin në BE, por vetëm sipas pikëpamjes serbe. Kundërshton anëtarësimin e vendit në NATO. Kërkon marrëdhënie të ngushta me Rusinë, Kinën dhe botën arabe.
Në maj të vitit 2007 mori postin e kryetarit të parlamentit, në kulmin e krizës politike mes partive properëndimore serbe. Reagimi ndërkombëtar dhe vendas për postin e marrë çoi në largimin e tij vetëm pas pesë ditësh.
Me një pamje të vensosur, flokët gri dhe fytyrë katrore, Nikolic shpesh shfaqet me një pamje të ngrysur dhe buzëqeshja e tij në posterat e fushatës zgjedhore duket e sforcuar.
Ai është i njohur për deklaratat e tij të kontrolluara. Gjatë një ndërhyrjeje në Parlament, ai konfirmoi gjithashtu se Serbia do të bënte mirë të ishte ''një provincë ruse'', sesa të anëtarësohej në Bashkimin Evropian.
Që prej asaj kohe ai ka ndryshuar fjalimet e tij për të konfirmuar se Bashkimi Evropian është i rëndësishëm për rimëkëmbjen e ekonomisë serbe.
"Ne dëshirojmë të bëhemi pjesë e BE-së. Ajo ka projekte dhe investime për ne'', deklaroi ai kohët e fundit.
Linja e tij e kuqe që nuk e pranon mbetet padyshim pavarësisa e Kosovës shpallur në vitin 2008, që Serbia vazhdon ta refuzojë.
"Nëse do të thonin që ne mund të integrohemi në Bashkimin Evropian, por që Kosova nuk na përket ne, do t'u thoja atyre, mirupafshim, ne kemi rrugën tonë'', është shprehur ai së fundi.
Nikolic ka ndryshuar shpesh retorikën e tij përballë Kosovës duke pranuar se ishte logjike të diskutosh me autoritetet kosovare për statusin e këtij territori.
Demagog apatik, ai synon të kapitalizohet në pakënaqësitë e bashkëatdhetarëve të tij të prekur nga situata e vështirë ekonomike, për të cilën ai fajëson zyrtarët aktualë të pushtetit reformator.
Tomislav Nikolic ka gjetur mbeshtetje mes votuesve me komentet e tij populiste duke kritikuar padrejtesitë e mëdha sociale dhe korrupsionin në Serbi si dhe me premtimet për vënde pune, siguri financiare dhe investime te huaja prej miliarda dollaresh në qofte se ai dhe partia e tij do të fitojnë.
Në fushatën e tij, ai premtoi se do të investonte më shumë në sektorin bujqësor dhe industrial, do të reduktonte volumin e administratës publike për të rritur pensionet dhe për të tërhequr investimet.
Megjithatë, analistët dyshojnë në kapacitetin e tij për të realizuar premtimet zgjedhore duke i akorduar më pak besueshmëri.
I lindur në muajin shkurt 1952 në Kragujevac (100 kilometra në jug të Beogradit), me profesion akademik, ai u bë objekt i një skandali gjatë fushatës zgjedhore, pasi tema e tij në shkenca ekonomike u vu në dyshim nga kundërshtarët e tij.
I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Nikoliç hodhi poshtë çdo akuzë, por pa bindur kundërshtarët e tij.

(d.b/.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Serbët e Kosovës votuan për presidentin e Serbisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›