Afganistan, 19 të vdekur nga sulmet e forcave amerikane
Nangarhar, Khos (start)-Të paktën 19 persona, të dyshuar si militantë mbetën të vdekur në Afganistan, në këtë luftë që merr mijëra jetë njerëzish. Operacionet e ndërmarra nga forcat e koalicionit ndërkombëtar në këtë vend, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishin si synim të vrisnin një drejtues të Al Qaedas dhe një bërthamë të ndërtimit të bombave.
Policia vendase, deklaroi se nga sulmi i përgjakshëm nuk kishte mbetur asnjë civilë. Sulmi i fuqishëm ndaj të ashtuquajturve militantë ka ndodhur në zonat në kufi me Pakistanin, si në provincën Nangarhar dhe Khos.