E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vietnam, 22 të vdekur nga përmbytjet

Hanoi (start)-Si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve, të paktën 22 persona kanë humbur jetën në Vietnam. Moti i keq ka përfshirë kryesisht qendrën dhe veriun e vendit, ku situata më e përkeqësuar ndodhet në Hanoi. Katër prej viktimave ishin fëmijë, ku vdekja e tyre erdhi nga shembja e shtëpive dhe rrëzimi i pemëve. "Shirat përfshinë veriun dhe qendrën e vendit dhe mund të vazhdojnë deri të mërkurën e ardhshme", theksoi Hoang Quang Dung, zyrtar i Komitetit Kombëtar të Kontrollit.

Kryeqyteti vietnamez u përfshi gjatë ditës së premte dhe të shtunë nga shira të fortë, ku u shembën 55 mijë shtëpi dhe u përmbytën 180 mijë hektarë tokë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›