Brown: Vendet arabe të ndihmojnë FMN-në
Riad (start)-Kryeministri i Britanisë së Madhe Gordon Brown i ka bërë thirrje sot shteteve të pasura të Gjirit Persik, që të kontribuojnë në rezervat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kjo sipas tij do të ndihmonte për të ndihmuar shtetet në krizë financiare.Brown, duke iu adresuar liderëve të biznesit në Riad, tha se është në interesin e vetë shteteve të Gjirit, që në të ardhmen ta kenë zërin e tyre në rendin e ri botëror ekonomik.
Kryeministri britanik tha se me derdhjen e parave ne FMN, shtetet e Gjirit mund të pengojnë shpërndarjen e krizës financiare.
Nga ana tjetër, analistët thonë se shtetet e Gjirit mund të hezitojnë, që të derdhin fonde në FMN, një organizatë kjo e dominuar nga SHBA dhe 7 shtetet të tjera më të industrializuara.