E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, mori ryshfet nga firma shqiptare, burg zyrtarit të ushtrisë

Uashington (start)- Gjykata amerikane në SHBA, ka dënuar me një vit burg një zyrtar amerikan, pasi kishte marrë ryshfet tek një firmë shqiptare në Irak. Sidar Lenmon ka është arrestuar nga policia amerikane. Lanmon me detyrë kapiten i ushtrisë në Irak kishte për detyrë të mbikëqyrte kontratat e firmosura mes qeverisë amerikane dhe firmave.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë ushtaraku amerikan i siguroi kontraktonit shqiptar një projekt prej 250 mijë dollarësh për ndërtimin e fortesave në bazën ushtarake në Ballad të Irakut

Ai kishte pranuar 25 mije dollarë nga firma shqiptare, në këmbim të favoreve.
Firma shqiptare merrej me furnizimin me ndihma civile të ushtrisë irakiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›