Pakistan, 8 ushtarë të vdekur nga sulmi kamikaz
Wanas (start)-Tetë ushtarë në Pakistan, mbetën të vdekur nga një sulm vetëvrasës në veriperëndim të vendit. Autoritetet e policisë, të cilët bënë të ditur lajmin, thanë se sulmi vetëvrasës i kamikazit, i cili hodhi veten në erë me anë të një veture bombë, ndodhi në një postbllok në provincën Wanas, qyteti kryesor në Waziristanin jugor.
Rajoni konsiderohet të jetë një strehë e Al- Qaedas dhe e militantëve të lidhur me talebanët. Pakistani ka zbarkuar forca të sigurisë në pjesën veriperëndimore për të shtypur militantizmin në rritje. Militantët antiqeveritar, shpesh ndërmarrin sulme kundër forcave policore dhe ushtarake.