Dëshmitari: Në trupin e Sadamit kishte 6 plagë thike
Bagdad (Start)-Diktatori irakian Saddam Hysejin është goditur me thika edhe pas ekzekutimit të tij. Ka qenë një nga truprojat që ka qëndruar pranë varrit pas ekzekutimit, i cili ka deklaruar për të përditshmen britanike, The Times se në trupin e Sadamit gjendeshin gjashtë plagë thike kur ai u varros. Kjo gjë është refuzuar më parë nga qeveria irakiane, por truproja në fjalë insiston se dëshmitarë të kësaj janë edhe 300 persona të tjerë që e kanë parë atë. Sipas tij, katër plagë ishin në pjesën e përparme të trupit dhe dy tjera në pjesën pasme.
Sadam Hysejin u ekzekutua më 3* Dhjetor 2006 dhe u varros në fshatin Avxha të Bagdatit ku dhe kishte kaluar fëmijërinë e tij.
Sadam Hysejin u ekzekutua më 3* Dhjetor 2006 dhe u varros në fshatin Avxha të Bagdatit ku dhe kishte kaluar fëmijërinë e tij.