E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, 2008-a vit rekord për viktimat civile

Viti 2008 ka shënuar një
numër rekord për sa u përket
civilëve të viktimizuar
afganë. Bëhet fjalë për 2118 persona
që janë përgjakur vitin e
kaluar, duke e shndërruar në
vitin më të rëndë të përpjekjes
së NATO-s në Afganistan për të
vendosur qetësinë dhe rendin.
Shifra dhe konstatimi i mësipërm
është publikuar në një raport të
posaçëm të Kombeve të Bashkuara.
Terroristët dhe talebanët
janë përgjegjës për 55% të
vrasjeve, ndërkohë që trupat
amerikane dhe ato të NATO-s
janë përgjegjëse për 39% të viktimave.
828 prej tyre janë vrarë
nga sulme tokësore, ndërsa 552
persona kanë humbur jetën si
pasojë e sulmeve ajrore. Pikërisht
vrasja e vazhdueshme e
civilëve ka qenë një kontradiktë
e vazhdueshme, sidomos vitin
e fundit, mes Shteteve të Bashkuara
të Amerikës dhe Presidentit
të Afganistanit, Karzai. Sipas tij,
shtimi i numrit të të vdekurve
ka minuar besimin e njerëzve
te qeveria afgane dhe te misioni
ndërkombëtar. Numri i vrasjeve
u rrit në masën 40% vitin e kaluar
dhe ai mund të rritet edhe më
shumë gjatë këtij viti, ndërkohë
që administrata e re në Shtëpinë
e Bardhë pritet që të ndryshojë
politikën e saj në Afganistan
pas parashikimit të dërgimit të
trupave të mëtejshëm në këtë
vend. Së fundi, në Afganistan
kanë mbërritur 3000 trupa të reja
amerikane për të mbajtur nën
kontroll zonat më problematike.
Pas ardhjes së tyre ekziston frika e
rritjes së numrit të viktimave, për
shkak të përshkallëzimit të zjarrit
mes ushtarëve dhe talebanëve.
Pentagoni po përgatitet që të dërgojë
në Afganistan edhe 30 mijë
trupa të tjerë shtesë, duke e rritur
ndjeshëm prezencën amerikane
në vendin që po përballet me
një rritje të sulmeve talebane në
zonat më problematike të jugut të
vendit. Pavarësisht rregullave të
reja që janë vendosur dhe shtimit
të numrit të personelit ushtarak,
viktima shënohen vazhdimisht
edhe nga ana e anëtarëve të
ushtrisë. Por, nga ana tjetër, ata
janë pa dashje edhe shkaktarë të
vrasjes së shumë civilëve. Vetëm
në vitin 2008 janë vrarë 31% civilë
më shumë se një vit më parë. Në
vitin 2007, numri i të vrarëve ishte
vetëm 629. Për familjet e civilëve
të vrarë ka fi lluar dhënia e kompensimeve
fi nanciare për dëmet
e shkaktuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›