E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universieti i Durrësit shkarkon pedagogun

Universiteti i Durrësit ka shkarkuar asistent-pedagogun, i cili u kërkonte para studentëve për provimet. Me anë të një deklarate për shtyp, stafi akademik i UAMD-së njofton se ka ndjekur me shqetësim publikimin në media të një rasti mitëmarrjeje, regjistruar për një asistent-pedagog pranë këtij institucioni.

"Universiteti distancohet kategorikisht nga kjo shfaqje e shëmtuar. Asistent-pedagogu Euklid Daci ka qenë i punësuar me kontratë semestrale, kontratë e cila nuk do të përsëritet.

Dëshirojmë të theksojmë se luftimi i fenomenit të mitëmarrjes ka qenë në qendër të vëmendjes së institucionit tonë dhe ky rast shërben për të perfeksionuar punën në këtë drejtim", thuhet në deklaratë. Ndërkohë, stafi akademik i universitetit garanton studentët dhe opinionin publik se pavarësisht nga ky rast i paprecendent, mbetet i vendosur në luftën kudër këtij fenomeni të shëmtuar dhe do të kërkonte ndihmën e tyre në parandalimin e këtij fenomeni. Stafi i universitetit falënderon të gjitha mediat dhe në veçanti emisionin investigativ "Fiks Fare" për kontributin e dhënë në betejën e përbashkët kundër fenomeneve të tilla në arsimin e lartë publik.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›