Ndalet dobësimi i lekut kundrejt euros
Monedha jonë kombëtare rezistoi në kuotën e 129 lekëve për euro gjatë dy ditëve të fundit, duke shënuar ditën e parë pozitive në më shumë se dy javë. Dje leku u kuotua në 129.51 lekë për euro sipas kursit mesatar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, ndërsa fitoi lehtë terren mbi euron ditën e hënë. Që nga 2 shkurti, leku qe dobësuar gradualisht, por në mënyrë të vazhduar, duke humbur 2.95% kundrejt euros. Që nga fillimi i vitit, leku ka humbur 4.92%. Ecuria e lekut kundrejt dollarit varet në masë të madhe nga kuotimi i monedhës amerikane kundrejt euros në tregun ndërkombëtar. Megjithatë, edhe dollari është forcuar ndjeshëm kundrejt euros dhe lekut gjatë ditëve të fundit, dhe dje shënoi kuotën 102.4 lekë, kuotë kjo më e larta në shumë vite. Niveli aktual i euros kundrejt lekut nuk është parë që nga prilli i vitit 2004, sipas të dhënave të Bankës Qendrore.
Zyrtarë të ndryshëm të qeverisë e kanë komentuar rënien e lekut si një "fenomen kalimtar" që reflekton faktin se disa kompani të mëdha kanë grumbulluar euro për të riatdhesuar fitimet e realizuara në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Bankat dhe telefonia realizojnë fitime vjetore prej rreth 250 milionë eurosh në vit dhe konvertimi i kësaj sasie parash në pak muaj krijon presion mbi lekun. Por shumë ekspertë të tjerë, përfshirë ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, mendojnë se përveç "riatdhesimit të fitimeve" janë edhe faktorë të tjerë që rëndojnë mbi lekun. Gjatë vitit 2008, një sasi e madhe parash u largua nga vendi si pasojë e importeve të larta të energjisë elektrike, si dhe investimit në rrugën Rrëshen-Kalimash. Për pasojë, deficiti i llogarisë korrente, i cili mat diferencën mes valutës hyrëse dhe asaj dalëse në ekonomi për mallra dhe shërbime, arriti në mbi 1 miliard euro ose 13.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky është deficiti më i lartë i shënuar në Shqipëri dhe është edhe më i lartë se deficiti i llogarisë korrente i shënuar në vitin 1997.