Obama firmos paketën që do të stimulojë ekonominë
Pre s i d e n t i a m e r i k a n ,
Obama, do të firmosë
planin për stimulin ekonomik
në Denver, pas aprovimit
të fundit që i dha Kongresi Amerikan
paketës prej 787 miliardë
dollarësh. Ceremonia aspak
e zakontë do të zhvillohet në
Muzeun e Denverit, larg gjithë
klimës së tensionuar të javëve
të fundit mes republikanëve dhe
demokratëve, mbështetësve dhe
kundërshtuesve të paketës stimuluese,
si dhe larg gjithë luftës
së deritanishme për planin në
Kongres e Senat. Paketa e stimulit
mori mbështetjen e republikanëve
në Kongres, si dhe votën e
tri republikanëve në Senat. Sipas
republikanëve, që në shumicë e
kundërshtuan paketën në shumë
pika, ajo ka probleme në lidhje
me pamjaftueshmërinë e masave
për sa i përket reduktimit të taksave
dhe se si pasojë ekonomia
do të jetë e ngërthyer nga borxhi
për shumë kohë.
Nënshkrimi i paketës nënkupton
nisjen e menjëhershme të
lëvrimit të fondeve, të parave
federale në drejtim të institucioneve
dhe projekteve të
infrastrukturës, shëndetësisë,
energjetikës dhe programeve të
ruajtjes së mjedisit. Versioni i
aprovuar i paketës është i ndarë
në një pjesë të tij që përbën
36% të shumës në investime
për reduktimin e taksave dhe
në 64% në shpenzime dhe para
që do të shkojnë në programet
e projektet sociale. Ligji përfshin
edhe një nen të veçantë,
të titulluar "Buy American", i
cili ka shqetësuar dhe inatosur
disa shtete të huaja që e kanë
akuzuar Amerikën për "proteksionizëm".
Të hënën, Presidenti
i Brazilit deklaroi se do ta sfidonte
ligjshmërinë e klauzolës
së paketës stimuluese në Organizatën
Botërore të Tregtisë.
Plani i aprovuar parashikon dhe
synon që njerëzit të punojnë
dhe të ndërtojnë projekte të fi -
nancuara nga stimuli vetëm për
mallrat e prodhuara në Shtetet e
Bashkuara.
Obama, do të firmosë
planin për stimulin ekonomik
në Denver, pas aprovimit
të fundit që i dha Kongresi Amerikan
paketës prej 787 miliardë
dollarësh. Ceremonia aspak
e zakontë do të zhvillohet në
Muzeun e Denverit, larg gjithë
klimës së tensionuar të javëve
të fundit mes republikanëve dhe
demokratëve, mbështetësve dhe
kundërshtuesve të paketës stimuluese,
si dhe larg gjithë luftës
së deritanishme për planin në
Kongres e Senat. Paketa e stimulit
mori mbështetjen e republikanëve
në Kongres, si dhe votën e
tri republikanëve në Senat. Sipas
republikanëve, që në shumicë e
kundërshtuan paketën në shumë
pika, ajo ka probleme në lidhje
me pamjaftueshmërinë e masave
për sa i përket reduktimit të taksave
dhe se si pasojë ekonomia
do të jetë e ngërthyer nga borxhi
për shumë kohë.
Nënshkrimi i paketës nënkupton
nisjen e menjëhershme të
lëvrimit të fondeve, të parave
federale në drejtim të institucioneve
dhe projekteve të
infrastrukturës, shëndetësisë,
energjetikës dhe programeve të
ruajtjes së mjedisit. Versioni i
aprovuar i paketës është i ndarë
në një pjesë të tij që përbën
36% të shumës në investime
për reduktimin e taksave dhe
në 64% në shpenzime dhe para
që do të shkojnë në programet
e projektet sociale. Ligji përfshin
edhe një nen të veçantë,
të titulluar "Buy American", i
cili ka shqetësuar dhe inatosur
disa shtete të huaja që e kanë
akuzuar Amerikën për "proteksionizëm".
Të hënën, Presidenti
i Brazilit deklaroi se do ta sfidonte
ligjshmërinë e klauzolës
së paketës stimuluese në Organizatën
Botërore të Tregtisë.
Plani i aprovuar parashikon dhe
synon që njerëzit të punojnë
dhe të ndërtojnë projekte të fi -
nancuara nga stimuli vetëm për
mallrat e prodhuara në Shtetet e
Bashkuara.