E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, Karzai: Jemi takuar me militantët rebelë

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai lajmëroi sot se është takuar personalisht me një delegacion të militantëve rebelë. Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare ai u tha deputetëve se “së fundmi, ne kemi pasur negociata me një delegacion të Hezbi Islamit”, por nuk dha detaje në lidhje me vendin e takimit.
 

Hezbi Islami është një grup radikal kryengritës, i udhëhequr nga Gulbudin Hekmatjar, i cili hyn në listën e terroristëve nga qeveria amerikane. Ky grup operon në pjesët veriore dhe lindore të Afganistanit.
Lajmërimi për takimin vjen në një kohë kur është rritur vrulli për bisedime të paqes dhe për gjetjen e mënyrave për t`i dhënë fund konfliktit afgan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›