Jahjaga: Rugova, arkitekt i pavarësisë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi familjen Rugova dhe bëri homazhe para varrit të Presidentit Rugova
Në një bashkëbisedim me familjen Rugova, Jahjaga tha se vlerat e Presidentit Rugova kanë qenë dhe do të jenë një udhërrëfyes i mirë për të gjitha gjeneratat e vendit tonë.
“Kosova dhe populli i saj gjithmonë do ta kujtojë vizionarin dhe udhëheqësin tonë, i cili, gjithnjë, me durimin dhe me përkushtimin e tij dhe me rrugën e proceseve demokratike për vendin e popullin tonë, trasoi rrugën për liri, demokraci dhe pavarësi. Presidenti Rugova e trasoi rrugën e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, tha Presidentja Jahjaga gjatë vizitës në familjen Rugova.
Ndërsa, në Akademinë përkujtimore të gjashtëvjetorit të vdekjes së Rugovës, Jahjaga tha përkujtimi i veprës kolosale të Presidentit Ibrahim Rugova na bën nder të gjithëve, sepse e kujtojmë liderin historik të Kosovës, i cili në kohët më të vështira mori vendime të rëndësishme që përcaktuan kahet e historisë dhe fatin tonë si popull, në rrugëtimin drejt ndërtimit të Kosovës shtet të lire.