Siri, shpërthen minibusi, 11 të vdekur nga shpërthimi

Aktivistët në Siri bënë të ditur se një shpërthim gjatë ditës së sotme ka lënë të vrarë të paktën 11 persona në një minibus që transportonte të burgosurit nga provinca verlindore e Idlibit.
Obsevatori Sirian për të Drejta të Njeriut nuk dha hollësi të tjera, për faktin se nuk ka ndonjë konfirmim tjetër zyrtar rreth këtij shpërthimi.
Nga ana tjetër, luftime të ashpra shpërthyen ndërmjet ushtrisë siriane dhe ushtarëve dezertorë, të cilët kishin refuzuar të bashkohen me kryengritësit anti-qeveritarë, në një zonë në afërsi të kufirit me Turqinë. Televizioni Al Jazeera tha se përplasjet ndodhën në qytetin e Jisir al-Shugourit.