Kroacia vendos, të dielën referendumi për antarësimin në BE
Kroatët, këtë të dielë do të marrin pjesë në referendumin që do të vendosë nëse vendi do t`i bashkohet Bashkimit Europian apo jo.
Klasa politike në vend shprehet e bindur se kroatët do të zgjedhin rrugën e hyrjes në BE, pavarësisht krizës nëpër të cilën po kalon unioni, për shkak të gjendjes jo të mirë të monedhës së përbashkët.
Kryeministri kroat, Zoran Milanovic, e quajti votimin si “vota e mijëvjecarit” për kroatët, ndërkohë që Ministrja e Jashtme, Vesna Pusic paralajmëroi qytetarët se mund të humbasin 1.6 miliard euro fonde nga BE, nëse e refuzojnë atë.
Por megjithë kundërshtitë dhe zhurmën e grupeve kundër futjes së vendit në BE, pritshmëritë janë pozitive.