E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Shqipëria, vend i favorshëm për biznes

Shqipëria është një nga vendet më të favorshme për të hapur një biznes. Kështu bën theksohet në raportin vjetor të Bankës Botërore për gjendjen e biznesit nëpër botë. Sipas këtij raporti kushtet për tregtinë ndërkufitare të Shqipërisë, janë të favorshme. Në raport gjithashtu theksohet se Shqipëria radhitet ndër ato vende ku hapja e një biznesi të ri është e lehtë duke shtuar se vendi ynë u ngrit nga vendi i 89-të në të 82-tin për sa u përket lehtësive për të bërë biznes. Më tej raporti i BB-së thekson se fillimi i bizneseve në Shqipëri u lehtësua, duke e bërë regjistrimin elektronikisht, gjë që natyrisht shtoi edhe kapacitetin e ruajtjes së të dhënave. Po ashtu u ul ndjeshëm shuma e kapitalit fillestar për të hapur një biznes të ri dhe u eliminua kërkesa për ta regjistruar biznesin në Dhomën e Tregtisë. Gjithashtu, përdorimi i softuerëve për financat dhe instalimi i pajisjeve të skanimit kontribuan në pakësimin e kohës së kalimit të mallrave nëpër pikat doganore, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›