Afganistan/ Rrëzohet helikopteri, 7 të vdekur
Të paktën 7 persona kanë gjetur vdekjen nga rrëzimi i një helikopteri në jug të Afganistanit. Janë rreth 6 të huaj që udhëtonin me helikopterin të cilët kanë mbetur të vdekur dhe një fëmijë afgan i cili ka qenë në tokë dhe ka marrë goditje vdekjeprurëse nga helikopteri. Personeli i mjetit fluturues ishte cilvil dhe punonin si trajnues për forcat afgane ISAF. Shkaku i aksidentit nuk bëhet i ditur ende dhe nuk mohohet mundësia e një sulmi taleban.