E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Kosova s'është kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Shefi i misionit civil në Kosovë, Piter Feith ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE. Por Feith e ka cilësuar si kusht bashkëpunimin minimal mes Beogradit dhe Prishtinës për një sërë çështjesh me interes të përbashkët.
"Njohja nuk është kusht për hyrjen e Serbisë në BE, por është i domosdoshëm një bashkëpunim minimal mes dy vendeve, konkretisht në fusën e ekonomisë, sundimit të ligjit dhe të kthimit të të zhvendosurve", ka pohuar Feith.
Ai ka deklaruar se do të ishte mirë që serbët e Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet lokale për të pasur mundësinë për të përmirësuar kushtet e jetesës së tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›