E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Solana: Kosova, nuk është ende gati

Shefi i diplomacisë të BE-së Havier Solanë në vizitën e tij në Prishtinë u shpreh se Kosova nuk është ende gati për liberalizimin e vizave. Sipas Solanës Kosova duhet të plotësojë një sërë kushtesh teknike për liberalizimin e vizave duke shtuar se vetë ato vende që do të plotësojnë kushtet mund të kenë liberalizim të vizave. Ai gjithashtu i bëri apel qeverisë së Kosovës të merret me pasaportat dhe çështjet tjera teknike sipas kërkesave të BE-së, për të hyrë në listën e liberalizimit. Ai gjithashtu se qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë me angazhimet në zhvillimin e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›