Afganistan, hetohet NATO

Nisën hetimet ndaj forcave të koalicionit në Afganistan, të cilat dyshohet se gjatë një sulmi ajror në jug të vendit kanë vrarë dhjetra fëmijë dhe dy gra.
Nisja e hetimeve konfirmohet nga zyrat e NATO-s në Kabul dhe autoritetet afgane.
Viktimat u regjistruan gjatë një sulmi të avionëve të NATO-s ditën e shtunë kundër militantëve që po sulmonin forcat ISAF.
Nëse vërtetohet vrasja, do të ishte humbja më e madhe e jetëve civile të shkaktuara nga NATO për këtë vit.