E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Mlladiçit: Babai im s`ka të bëjë me masakrën e Srebrenicës

Djali i Ratko Mlladiçit, iu ka thënë gazetarëve se babai i tij nuk ka fare të bëjë me masakrën e vitit 1996, në Srebrenicë.

Darko Mlladiç, foli para gazetarëve pasi vizitoi të atin në një burg në Serbi, ku Ratko Mlladiç pritet të ekstradohet për në burgun e Tribunalit të Hagës.

Në anën tjetër, avokati i Mlladiçit, e ka përshkruar situatën e klientit të tij si alarmante, ndërsa ka kërkuar një kontroll të plotë mjekësor.

Ndërkaq autoritetet e Serbisë kanë rritur nivelin e sigurisë sot në Beograd, në pritje të protestave kundër arrestimit të Mlladiçit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›