Karzai paralajmëron SHBA-në e NATO-n

Presidenti afgan, Hamid Karzai i kërkoi edhe njëherë tjetër Shteteve të Bashkuara dhe trupave aleate t`u japin fund sulmeve të njëanëshme në Afganistan.
Pas sulmeve të fundit, ku dyshohet se kanë mbetur të vrarë 12 fëmijë dhe 2 gra, Karzai kritikoi NATO-n duke thënë se këto sulme duhet të marrin fund sa më parë, njëherë e përgjithmonë.
“Vrasja e civilëve është genocid”, tha Karzai.
Nga një sulm ajror i forcave të NATO-s në jug të Afganistanit, dyshohet se kanë mbetur të vrarë 14 civilë, fëmijë e gra. Megjithatë, hetimet kanë nisur për të përcaktuar nëse ishin bombat e Aleancës ato që shkaktuan masakrën apo jo.