E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO vret 14 civilë në Afganistan

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë lokalë, të cilët saktësuan se sulmi ndodhi në distriktin e Nauzad-it pasi një bazë amerikane u sulmua të shtunën nga talebanët.

NATO në vend që të godiste sulmuesit, goditi dy shtëpi duke vrarë të paktën dy gra dhe 12 fëmijë, theksojnë raportet duke shtuar se vendngjarja po këqyret nga trupat afgane dhe ato të NATO-s./Start/F. P/

                                                                                             2011-05-29 10:19
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›