E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, mbi 11 rebelë të vrarë në luftime

Kabul - Mbi 11 rebelë janë vrarë nga luftimet e fundit me forcat afgane dhe ato ndërkombëtare në jug të Afganistanit.

"Të paktën pesë rebelë u vranë dje në mbrëmje në distriktin Nahr Surkh në provincën e Helmandit, bastion i talebanëve dhe qendra e parë e prodhimit të opiumit në vend", njoftoi koalicioni nën komandën amerikane në një komunikatë.

Përleshja ndodhi ndërkohë që rebelët sulmuan një patrullë policore duke provokuar kështu një kundërsulm nga ushtria afgane dhe ajo e koalicionit.

"Në provincën fqinje të Kandaharit, të paktën gjashtë rebelë humbën jetën nga një sulm ajror në distriktin Maywand", njoftoi shefi i shërbimeve sekrete lokal, Abdullah Khan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›