E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i DASH: Maqedonia ka bashkëpunuar

Shkup -Në raportin vjetor mbi terrorizmin global, Departamenti amerikan i Shtetit thotë se qeveria e vendit ka vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-të në çështjet kundër terrorizmit, që përfshinë monitorimin e veprimtarive të dyshuara si terroriste. Në raport thuhet se Qeveria e Maqedonisë gjithashtu ka bashkëpunuar me partnerët e saj rajonal dhe të Bashkimit Evropian, dhe ka punuar shumë ngushtë me INTERPOLIN dhe me agjencitë tjera ndërkombëtare për zbatimin e ligjit.

Raporti gjithashtu vë në dukje angazhimin e Republikës së Maqedonisë për të kontribuar me trupa në Afganistan dhe Irak. Sipas raportit qeveria e Maqedonisë ka trajnuar disa qindra policë dhe personel ushtarak në teknikat kundër-terrorizmit, teknologjisë dhe metodave. Vendi gjithashtu vazhdon të bashkëpunojë ngushtë në parandalimin e financimeve terroristëve dhe larjen e parave nëpërmjet bashkëpunimit me Ambasadën dhe në partneritet me sektorin bankar. Lidhur me Kosovën në raport thuhet se qeveria e vendit dhe UNMIK-u vazhduan edhe këtë vit monitorimin e veprimtarive të dyshuara si terroriste.

Në raport thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës kishte dyshime vetëm për disa, prej më se 1000 organizatave joqeveritare për aktivitete në lidhje me terroristët dhe autoritetet morën masa për të parandaluar shfrytëzimin e këtyre organizatave nga ekstremistët, disa prej të cilave edhe nën petkun e fesë. Policia e Kosovës dhe njësia e UNMIK-ut kundër terrorizmit ishin kryesisht përgjegjëse për kontrollin e kësaj veprimtarie, por ishin të vogla në numër dhe me mungesë mjetesh.

Në raport citohen përparimet e bëra në bashkëpunimin mes zona të tjera të vendit si dhe rastet e pazgjidhura në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërkaq, për Shqipërinë, thuhet në raport se ka shënuar përparim edhe në përcaktimin e pikave të dobëta kufitare në tokë dhe në det, por qeveria dhe policia kanë ndeshur në sfida për sigurimin e plotë të kufijve, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›