E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton emërimin e anëtarëve të RTK-së

Prishtinë -Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimin e Komisionit përzgjedhës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional dhe propozimin për emërimin e një anëtari jo ekzekutiv të Bordit Drejtues të Bankës Qendrore të Kosovës. Kuvendi do të shqyrtoj formimin e Komisionit AdHoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, raportin e punës së RTK-së për vitin 2007 dhe atë të zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për të hyrat dhe shpenzimet e RTK-së për vitin 2007.

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme miratoi emërimin e gjashtë anëtarëve të rinj të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës. Përkundër shumë kritikave nga opozita me shumicë votash Kuvendi emëroi bordin e ri të trustit në krye me Besim Beqajn. Po ashtu me shumicë votash Kuvendi emëroi Mehdi Bektashin në bordin drejtues të Bankës Qendrore të Kosovës. Në vazhdim Kuvendi pritet të miratojë formimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, të shqyrtojë raportin e punës së RTK-së për vitin 2007.

Ndryshe, në fillim të seancës disa deputetë kërkuan që në rend ditë të hyjë edhe rasti i vjedhjes së ndodhur në policinë e Kosovës. Melihate Tërmkolli, deputete e koalicionit qeverisës akuzoi rëndë Qeverinë duke thënë se ata bashkëjetojnë me krimin e organizuar. Në rend dite të seancës së sotme është edhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për zonat ekonomike.

Për mungesë të përkthimit të materialeve në gjuhën serbe Kuvendi ka shtyrë për seancën tjetër zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës dhe shqyrtimin e raportit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2008. rtk/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›