Afganistan ndalohen gazetat pakistaneze

Autoritetet afgane kanë ndaluar shpërndarjen e te gjitha gazetave pakistaneze në vend me motivacionin se ato "shpërndajnë tezat e talebanëve". Kështu shkruan e përditshmja e Islamabadit, The News International. Urdhri është dhënë nga ministria e Brendshme në Kabul dhe ka lidhje veçanërisht me pikën kufitare të Torkham, ndërsa policia në provincat e Nangarhar, Kunar e Nuristan ka marrë udhëzime të kujdeset për mospërhapjen e shtypit pakistanez.Ministria e brendshme ben me dije se gazetat "janë një burim propaganda e zëdhënësit Taliban" dhe ka urdhëruar forcat policore në lindje të Afganistanit për konfiskimin e të gjitha kopjet. Ky veprim vjen ne mes te tensioneve ne rritje ndermjet dy vendeve .
Afganistani i ka bërë thirrje Pakistanit që menjëherë të ndalojë bombardimet në krahinën kufitare të Kunait .Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten, Ministri i Jashtëm afgan Zalmai Rassoul tha se si pasoje e sulmeve te fundit dhjetëra civilë kishin humbur jeten . OKB thotë se rreth 4.000 persona janë zhvendosur për shkak dhunes se vazhdueshme . Muajin e kaluar, Presidenti afgan Hamid Karzai dhe homologu i tij pakistanez, Asif Ali Zardari, ra dakord te dërgojë një delegacion të përbashkët ushtarake për të verifikuar sulmet ne kufi. Islamabadi zyrtar ben me dije se dhuna është duke u kryer nga luftëtarët talebanë pakistanezë të strehuar në Afganistan .