E Diel, 1 Nëntor 2026

BE miraton projektligjet per refugjatet

Komisioni i Parlamentit Evropian për punët e brendshme miratoi dy projektligje të BE, të cilat synojnë të forcojnë të drejtat e azilkërkuesve. Mirëpo shoqatat e refugjatëve i vlerësojnë ligjet e reja në mënyrë kritike. Në të ardhmen azilkërkuesit do të lejohen të nisin punë që pas nëntë muajsh. Këtë e parashikojnë direktivat e reja evropiane për azilin, të cilat u realizuan prej komisionit për punë të brendshme të Parlamentit Evropian .Përveç kësaj, azilkërkuesve u duhet ofruar një "standard jetese i përshtatshëm" dhe ata mund të arrestohen vetëm për arsye të përkufizuara qartë, gjë për të cilën shërben për shembull verifikimi i identitetit. Deri tani autoritetet lejohen t'i arrestojnë ata pa dhënë të dhëna.
"Ky urdhër i BE-së, e vlefshme prej 2003-shit, përcakton që për procedurën e azilit është përgjegjës ai shtet në të cilin shkel për herë të parë tokë të BE-së refugjati. Komisioni pati propozuar pezullimin e këtij parimi kur një vendi i duhet të përballet me një vërshim masiv azilkërkuesish. Mirëpo tani shtetet anëtare u morën vesh për futjen e një sistemi të paralajmërimit të hershëm, i cili i lejon Komisionit Evropian që në rast mangësish të dukshme në sistemin e azilit të një shteti anëtar të japë rekomandime. Reforma parashikon para së gjithash një mbrojtje më të mirë për fëmijët dhe për të rinjtë. Të gjitha vendimet ishin bashkërenduar më parë me shtetet anëtare të BE-së, kësisoj miratimi i tyre prej Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave konsiderohet vetëm si çështje forme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›