Australi mbi 600 femije pre e abuzimeve nga prifterinjte
Kisha Katolike Romake në Viktoria të Australisë ka konfirmuar se më shumë se 600 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë e saj nga viti 1930. Aktivistët thonë se numri i vërtetë i viktimave të abuzimit mund të jetë deri në 10.000.
Në deklaratën e saj kisha ka thënë se pjesa më e madhe e abuzimeve janë kryer ndërmjet viteve 1960 dhe 1980, ndërsa bën me dije se janë ende nën hetim 45 raste të tjera. Kryepeshkopi i Melburnit, Denis Hart i përshkroi shifrat si "të tmerrshme dhe të turpshme".
"Ne e kemi nisur këtë hetim për të ndihmuar shërimin e atyre që kanë qenë të abuzuar, për të shqyrtuar kontekstin e gjerë të përgjigjes së kishës, sidomos gjatë 16 viteve të fundit, dhe për të bërë rekomandime për të përmirësuar kujdesin për viktimat dhe masat parandaluese që janë tani në vend, "tha Hart .
Abuzimi i fëmijëve nga priftërinjtë katolikë romakë ka qenë një problem i madh në vitet e fundit ne Australi.
Gjatë një vizite në Australi, në korrik te vitit 2008, Papa Benedikti XVI u takua me disa nga viktimat dhe kërkoi falje publike për abuzimet .