Berlini BE-ja nuk ka nevoje per paciente te rinj

Deri para pak kohësh anëtarësimi në BE u dukej shumë evropianojuglindorëve si një biletë e përhershme për lozhën për VIP-a. Kroacia, e cila ishte mjaft përpara me bisedimet për anëtarësim, shihej prej vendeve të tjera të Evropës Juglindore me një lloj përzierje admirimi dhe zilie. Por kriza ekonomike që tronditi Bashkimin Evropian bën që me çdo lajm të keq që vjen nga Athina, Madridi apo Roma të bjerë çdo muaj edhe entuziazmi për familjen e madhe evropiane. Kjo tendencë vërehet si në vendet e BE dhe në vendet që kërkojnë anëtarësimin në BE. Një studim i kohëve të fundit i Fondacionit Bertelsmann ka treguar se edhe gjermanët, të cilët konsiderohen si evropianë entuziast, po e humbasin besimin e tyre tek Evropa. Meqë në Evropë ekzisiton një pasiguri e madhe, çdo vend mban fillimisht parasysh interesat e veta. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe dhe nuk do të thotë dhe fundi i solidaritetit. Por konfliktet për shkak të krizës së euros do të shtohen në rast se të gjithë do të bëjnë të njëjtën pyetje: A mund ta mbajmë Greqinë në zonën e euros në aspekt afatgjatë dhe a mjaftojnë instrumentet e solidaritetit që ka zhvilluar BE-ja? Me interes të madh ndiqen diskutimet në vendet e Evropës Juglindore, që presin në radhë për t'u anëtarësuar BE.
Berlini mban edhe në këto kohë të trazuara për Evropën dhe euron kursin e zgjerimit të BE, por jo me çdo çmim. Kushtet për të cilat bihet dakord duhet të përmbushen, është mesazhi nga Berlini. BE-ja nuk dëshiron të pranojë "pacientë" të rinj. Është e nevojshme të zhvillojmë besim dhe ai duhet merituar që të mos ketë nevojë për përmirësime të mëvonshme gjatë monitorimeve. Megjithë dallimet në procesin e afrimit me BE-në, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia kanë një gjë të përbashkët: askush nuk mund t'u japë atyre një garanci, nëse ata një ditë do t'i bashkohen vërtetë BE-së. Shumë besojnë se pas Kroacisë për një kohë të gjatë nuk do të ketë pranime të reja në BE.