Afganistan, plagosen dy ushtarë shqiptarë në Herat
Plagosen dy ushtarë shqiptarë në Afganistan, pjesë e misionit të NATO-s. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Herat.
Këtë lajm e konfirmon Ministria e Mbrojtjes, ndërsa ushtarët janë plagosur nga një sulm në një rrugë të Heratit.
Ende nuk bëhet të ditura detaje të tjera, sikundër dhe identiteti i dy ushtarëve në Afganistan.