E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke, sot takohen ministrat e Eurozonës

Kriza greke sillet sërish në fokus, ndërsa ditën e sotme Ministrat e financave të Eurozonës do takohen në Bruksel, për të folur për pakon e shpëtimit prej 130 miliardë eurosh.

Kjo pako ka për qëllim që të pengojë falimentimin e Greqisë, ndërsa kjo e fundit ka pranuar masat shtrënguese të kursimit që janë kundërshtuar në masë të madhe nga grekët, si parakusht për kredinë.

Ndonëse Greqia ka pranuar këto kritere, Gjermania kërkon garanci shtesë, kjo për të paguar borxhet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›