E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja Gërdeci, më 6 mars vendimi

Çështja Gërdeci ka përfunduar sot shqyrtimin në Gjykatën e Tiranës, pas një maratone gjyqësore të nisur që në vitin 2009. Trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado do të japë në 6 mars vendimin për 29 të pandehurit e tragjedisë së 15 marsit 2009.

Në seancën e sotme, pala mbrojtëse kërkoi pushimin e çështjes dhe heqjen e sekuestros konservative ndaj pasurive e llogarive bankare të Mihal Delijorgjit, kreu i kompanisë Alba Demil.

Ndërsa akuza ka deklaruar se i qëndron kërkesës për dënimin me burgim të përjetshëm për ish-drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari; për pronarin e kompanisë Alba Demil, Mihal Delijorgji; si edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec, Dritan Minxholli; 8 vite burg për për ish-shefin e Shtabit të ushtrisë, Luan Hoxha; dhe 23 vite burg për Sokol Ngjeçin.

Në tragjedinë e Gërdecit humbën jetën 26 qytetarë, u plagosën mbi 300 të tjerë si dhe u shkatërruan dhjetëra biznese të zonës. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›