E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, rrëzohet një helikopter i NATO-s

Një helikopter i NATO-s është rrëzuar në lindje të Afganistanit gjatë ditës së sotme, kanë bërë të ditur forcat e NATO-s, ndërsa shtuan se nuk ka pasur viktima.
Përmes një deklarate për shtyp koalicioni tha se ekuipazhi është dërguar në një bazë të afërt.

Raportet fillestare flasin se nuk është shënuar ndonjë aktivitet armiqësor në zonën ku ndodhi rrëzimi.NATO deklaroi se kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet e rrëzimit, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›