Obama zyrtarizon sanksionet ndaj Iranit

Presidenti Barak Obama ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos sanksione më të ashpra ndaj Iranit dhe bankës së tij qendrore.
Në një deklaratë, e cila pasoi urdhrin, Obama tha se sanksionet ishin të nevojshme për shkak se Banka Qendrore e Iranit dhe bankat tjera iraniane kishin fshehur transaksionet e kryera me palët e sanksionuara dhe për shkak të “rrezikut të papranueshëm” që i kanë shkaktuar sistemit ndërkombëtar financiar aktivitetet e Iranit.
Sanksionet janë miratuar nga Kongresi gjatë vitit të kaluar.
SHBA dhe Bashkimi Evropian po i bëjnë presion Iranit që përmes sanksioneve ta detyrojnë të braktisë aktivitein nuklear për të cilin Perëndimi dyshon se ka si qëllim ndërtimin e armëve bërthamore.