E Diel, 1 Nëntor 2026

Genocidi me armenët, Zvicra hetim ndaj ministrit turk

Prokurorët zvicerianë kanë nisur një hetim ndaj ministrit për Bashkimin Evropian të Turqisë për të vërtetuar nëse ka thyer ligjin duke mohuar se vrasjet masive të armenëve në shekullin e kaluar, ishin genocid.

Sipas mediave, Egemen Bagis gjatë vizitës së fundit në Zvicër ka mohuar se ka genocid armen, duke shtuar: “Le të vijnë dhe të më arrestojnë”.
Nën ligjet e Zvicrës, është krim nëse mohohet se vrasja e 1.5 milionë armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore ishte genocid.Turqia thotë se nuk ka pasur fushatë sistematike kundër armenëve.

Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, duke folur në kushte anonimiteti ka thënë se Turqia e ka thirrrur ambasadorin e Zvicrës në Ankara, për t`i thënë se hetimi është “i papranueshëm”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›