Afganistan, talebanët konfirmojnë bisedimet me SHBA
KABUL – Lideri i talebanëve në Afganistan, Mullah Omar ka konfirmuar bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është hera e parë që talebanët deklarojnë publikisht perspektivën e një marrëveshje paqeje pas më shumë se 10 vjet luftime.
Por udhëheqësi shpirtëror i talebanëve ka vendosur dy kushte, së pari lirimin e të gjithë të burgosurve që ndodhen në Guantanamo dhe së dyti tërheqjen e plotë të trupave nga Afganistani.
Sipas mediave pakistaneze, nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga Washingtoni ndaj këtyre kërkesave.
(er.nu/BalkanWeb)