Politika monetare 2012-2014, BSH: Inflacioni 3% dhe kurs i lirë këmbimi
TIRANË- Edhe gjatë 3 viteve të ardhshme inflacioni do të ruajë nivelin e 3%. Babka e Shqipërisë ka publikuar dokumentin e politikës monetare për periudhën 2012-2014. Në këtë draft banka bën të ditur se politikat monetare do të vijojnë rrugën e ndjekur deri më tani, ku dy do të jenë objektivat kryesorë: mbajja e inflacionit në nivelin 3% me normë tolerance plus, minus 1% dhe kursi i lirë i këmbimit valuator.
Banka e Shqipërisë gjykon se nëpërmjet ruajtjes së inflacionit pranë nivelit 3%, politika monetare do vazhdojë të japë një kontribut pozitiv në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Gjithashtu institucioni mbikëqyrës bankar do të vazhdojë të zbatojë një regjim të lirë të kursit të këmbimit. Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja do të vendoset lirisht në tregun e këmbimeve valutore, e përcaktuar nga kërkesa dhe oferta për të. Edhe në këtë dokument Banka e Shqipërisë ka ripërsëritur apelin për qeverinë se në afat të gjatë politika fiskale duhet të orientohet nga ruajtja e qëndrueshmërisë së borxhit publik dhe parametrave të tjerë të shëndetit buxhetor.
Politika fiskale duhet të bazohet në një rregull fiskal të qartë, të besueshëm dhe transparent. Sipas bankës qendrore ky angazhim do të krijojë premisa për uljen e rreziqeve, për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar dhe për rritjen e nxitjes së qendrueshme dhe afatgjatë të vendit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)