E Diel, 1 Nëntor 2026

Fallxhori meksikan: Obama do humbasë zgjedhjet këtë vit

MEKSIKË- Fallxhori meksikan, Antoni Vasques, ka parashikuar sot se presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, nuk do të dalë fitues në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja Koha Ditore.
“Ndiej se Obama do të humbë. Do ta sulmojnë shumë. Republikanët i kanë të gjitha paratë në SHBA dhe ushtrojnë presion të madh mbi të, në mënyrë që të bëjë gabime”, ka thënë fallxhori.

Ai merret me parashikimet e vitit të ri për 25 vjet. Vasques ka parashikuar po ashtu se sivjet nga kanceri do të sëmuren edhe dy liderë të tjerë të Amerikës Latine.
Gjatë disa vjetëve të fundit, nga kanceri janë sëmurë presidentja e Argjentinës, Christina Fernandez, presidentja braziliane, Dilma Russef, ish-lideri brazilian Louis Ignacio Lulla de Silva, presidenti i Paraguait, Fernando Lugo, dhe ai i Venezuelës, Hugo Chavez.

Vasques, i cili “lexon” parashikimet nga letrat tarot dhe astrologjia, ka thënë në një konferencë për gazetarë në Mexico City se kanceri në mesin e liderëve të Amerikës Latine është rezultat i fallxhorëve.

Vasques ka thënë po ashtu se në vitin e ri më shumë probleme do të shkaktojë Siria, sesa Iraku apo Koreja Veriore. Ky fallxhor meksikan vitin e kaluar kishte parashikuar dobësimin e valutës së përbashkët evropiane euro dhe se recesioni do të rikthehej në shtetet e zhvilluara, por, po ashtu, ka parashikuar gabimisht se njëri prej liderëve të Amerikës Latine do të vritej. Vasques kishte parashikuar gabimisht në vitin 2008 se pop këngëtarja e shquar amerikane, Britney Spears, do të vdiste.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›