E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç kërkon kohë për vazhdimin e dialogut

BEOGRAD - Kryenegociatori serb në bisedimet me Prishtinën, Borisllav Stefanoviç deklaroi se raportet për datën e rifillimit të negociatave mes palëve janë vetëm spekulime.

“Dialogu do të vazhdojë, kjo është e sigurt, por ka nevojë për më shumë kohë, për diplomaci ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, për më shumë ndikim te Prishtina për të hequr dorë nga qëndrimi kokëfortë rreth përfaqësimit rajonal, çfarë do të jetë edhe tema kryesore në vazhdimin e dialogut”, - deklaroi Stefanoviç për mediat serbe.

Disa media bënë të ditur se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë më 23 janar.
Ndërkohë, kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri deklaroi sot se bisedimet pritet të rikthehen nga mesi i këtij muaji.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›