E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, ndotje e lartë nga plumbi, tek zona e ish-uzinës së baterive

BERAT- Ndotje tepër e lartë në zonën e ish-uzinës së baterive në lagjen Uznovë të Beratit. Nga analizat e kryera ka rezultuar se toka, uji dhe ajri janë 2-3 herë më shumë të ndotura me plumb se normat e lejuara nga Bashkimi Europian dhe OBSh.

Specialistët dëshmojnë se kjo ka bërë që 2500 banorët e kësaj zone të shfaqin në shumë raste probleme mendore, shenja alergjie, marrje mendsh, këputje trupore etj.

“Është një nga territoret e ndotura, e futur tashmë në listën e hot spoteve që ka qyteti dhe në listën e hot spoteve të vendit”, shprehet specialistja e mjedisit në bashkinë Berat, Mirela Buhuri.

Kjo uzinë ka funksionuar si shtetërore për afro 17-vjet dhe pas vitit 1997 në këtë uzinë filloi privatisht shkrirja dhe riciklimi i baterive, duke ndotur qytetin në një rreze 500-700 metër.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›