Vdekja e 67-vjeçarit, prokuroria heton stafin mjekësor
LUSHNJE - Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimet ndaj stafit mjekësor të spitalit të këtij qyteti, për mosndërhyrjen në vendngjarje pas aksidentit të një 67-vjeçari 10 ditë më parë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se hetimet nisen pas denoncimit të familjarëve të viktimës, Enver Saraçi. 67-vjeçari u përplas aksidentalisht nga treni i linjës Tiranë-Vlorë në Saver të Lushnjës, ndërsa ka qëndruar i plagosur rreth 1 orë e gjysmë pa ndërhyrjen e asnjë ambulance.
Ka qënë një mjet i policisë që ka bërë të mundur transportimin e Saraçit në spital. Prokuroria po merr në shqyrtim tabulatet e personave që po hetohen, për të parë me saktësi të gjitha orët e bisedave të kryera për të zbardhur arsyen e vonesës së autoambulancës në vendin e aksidentit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)