El Baradey e quan çmenduri sulmin e mundshëm kundër Iranit

Drejtuesi shumëvjeçar i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohammed Al Baradey, ja tërhoqi vërejtjen Izraelit që mos të hyjë në luftë me Iranin.
“Kushdo që sulmon Iranin është tërësisht i çmendur”, deklaroi Baradey. Sipas mendimit të tij, një sulm i këtillë do ta shkatërronte tërë rajonin.
Megjithatë, ai theksoi se është skeptik sa i përket negociatave ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit dhe shtoi se kriza e tashmë duhet të mbahet nën kontroll deri në nëntor, kur do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në SHBA.