E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vdes personi që varte terroristët e dyshuar

Ka ndërruar jetë në Meksikë, në moshën 55-vjeçare, ish-anëtari i Forcave Speciale të SHBA-së Xhonatan Idema, i dënuar në Afganistan për ngritjen e një burgu të paligjshëm, ku torturoheshin terroristët e dyshuar
Idema kishte shkuar në Afganistan menjëherë pasi forcat amerikane rrëzuan qeverinë talibane në vitin 2001 por më pas kishte braktisur vendin për tu kthyer sërish në vitin 2004. Ai u arrestua nga autoritetet afgane nën dyshimet se drejtonte burgun, ku përveç të tjerash, të dyshuarit vareshin me kokë poshtë.
Idema ka pranuar arrestimin e të dyshuarve, duke thënë se ka bërë veprime të tilla me lejen e ushtrisë amerikane dhe të autoriteteve afgane, gjë që është mohuar nga të dyja palët.
Policia në Kuintana Ro të Meksikës tha se Idema ka ndërruar jetë më 21 janar nga AIDS-i. Mësohet se deri më tani askush nuk ka shkuar për të kërkuar trupin e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›